Pitella uron ASHE-në: Shqiptarët donin të kthenin faqe

Shqipëria

Pitella uron ASHE-në: Shqiptarët donin të kthenin faqe

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 14:25

Grupi Social Demokrat Evropian uron koalicionin e majtë, Aleancën për Shqipërinë Europiane, për fitoren në zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Gianni Pitella, President i Aleancës Progresive të Social Demokratëve Evropian, deklaroi në mesazhin e tij se, rezultati tregon që shqiptarët duan të kthejnë faqe.

“Urimet më të sinqerta kryebashkiakëve socialistë. I ftoj që të zbatojnë reformat progresiste. Rezultati ishte mbresëlënës, përfshirë edhe Tiranën. Rezultati është një shenjë që, tregon se shqiptarët duan të kthejnë faqe. Zgjedhjet lokale ishin një tjetër hap përpara në konsolidimin e demokracisë”, u shpreh Pitella

Vlerësimi për zgjedhjet erdhi ditën e djeshme edhe nga eurodeputetët Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein. Dy eurodeputetët vlerësuan zgjedhjet në Shqipëri si një proces pozitiv dhe të qetë, ndërsa konsideruan si shenjë pozitive pranimin e rezultatit nga pala tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat