Ndërrohen shefat e komisariateve në Tiranë

Shqipëria

Ndërrohen shefat e komisariateve në Tiranë

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 13:43

Ndryshime në nivel drejtuesish në disa prej komisariateve të Tiranës. Lëvizjet e niveleve të larta janë bërë në orët e fundit, ku me një vendim të posaçëm janë shkarkuar të katër shefat e komisariateve të kryeqytetit.

Kështu, në krye të Komisariatit numër 1 të policisë së kryeqytetit është caktuar Agim Hoxha, ndërsa në Komisariatin numër 2, Artion Duka. Komisariatin numër 3 do ta drejtojë Elton Alushi dhe shef i Komisariatit numër 6 është emëruar Gëzim Zhupa.

Ndërkohë, burime policore zyrtare bëjnë të ditur se, priten ndryshime edhe në sektorë të tjerë të Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat