Gjirokastër, kandidati i PD, Kokalari: Të kthejmë sytë nga lagjet e qytetit

Shqipëria

Gjirokastër, kandidati i PD, Kokalari: Të kthejmë sytë nga lagjet e qytetit

Më: 29 maj 2015 Në ora: 15:54

Të kthejmë sytë nga të gjitha lagjet e qytetit, kjo ishte edhe kryefjala e kandidatit Igli Kokalari gjatë takimit në lagjen “Zinxhira” të qytetit të Gjirokastrës.
Igli Kokalari premtoi se do t’i japë zgjidhje problemit të informalitetit njëherë e mirë, duke e bërë bashkinë pjesë të zgjidhjes së këtij ngërçi.

“Bashkia e re do jetë negociatorja kryesore në legalizimin e të gjithë banesave të qytetarëve duke qenë se qeveria aktuale ka dështuar plotësisht në legalizimin e këtyre banesave që janë të shumta në këtë lagje. Ndërtimi i shkollave, kopshteve, dhe gjelbërimin e kësaj lagjeje, do të jenë prioritar në projektet që bashkia e re do të realizojë në dy vjeçarin e parë të saj, duke e njehsuar këtë lagje me qytetin e Gjirokastrës.”- tha Kokalari
Gjithashtu në këtë takim ai premtoi dhe rregullimin e infrastruktures rrugore, zgjidhjen e problemit të ndriçimit pa harruar edhe lagjen e romëve.
Duke përmendur problematikën e këtij komuniteti, Igli Kokalari premtoi një trajtim të njëjtë nga bashkia e Gjirokastrës edhe për hallet dhe problemet që bashkia aktuale i ka anashkaluar.
Duke u ndalur në problematikën që paraqet komunitetit rom, dr. Igli Kokalari pasi dënoi me forcë indiferencën e bashkisë aktuale, ftoi banorët e këtij komunitetit që të bëhen pjesë e zgjidhjes së problemeve të tyre, duke votuar për Igli Kokalarin, si një njeri që do t’u sigurojë atyre trajtim të barabartë me të gjithë qytetarët e Gjirokastrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat