Ja kriteri i punësimit sipas Xhelal Mziut

Shqipëria

Ja kriteri i punësimit sipas Xhelal Mziut

Më: 28 maj 2015 Në ora: 21:47

Një djalë i ri që i ishte refuzuar kërkesa për punë , ka marrë një përgjigje mjaft interesante nga kryetari i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu.

Dokumenti i mësipërm është kërkesa për punë drejtuar kryetarit të Bashkisë Xhelal Mziu. Në përgjigje të kërkesës për punë, Mziu shkruan:

“Z. Rusi ! Djali juaj nuk ka qenë i angazhuar në fushatën time dhe të PD. Uroj që të kontriboni për PD-në në 2013-n që të kemi arsye për t’u punësuar.

Ky skandal që vjen para periudhës zgjedhore, ka të bëjë jo vetëm me praktikën e punësimit, por edhe me përgjigjen zyrtare, në një shkresë që mban stemën e Republikës së Shqipërisë.

Ky dokument është dëshmia më e mirë përse PD ankohet për ndonjë shkurtim nga administrata. Me sa duket kriteri për punësimin sipas PD-së, është të angazhohesh për të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat