Meta: Safet Gjici ka mentalitetin e kampionit

Shqipëria

Meta: Safet Gjici ka mentalitetin e kampionit

Më: 28 maj 2015 Në ora: 19:51

Kreu i LSI-së Ilir Meta deklaroi sot se njeriu i duhur për të qenë në krye të Kamzës është Safet Gjici.

“Unë kam besim të plotë se Safet Gjici është njeriu i duhur. Është në drejtimin e duhur dhe di të ecë shumë shpejt. Është një njeri i cili ka një eksperiencë të shkëlqyer menaxhimi, administrimi, shumë i suksesshëm. Është një njeri i cili ka mentalitetin e kampionit”.

Në një takim me banorë të Kamzës bashkë me kandidatin e ASHE-së, Safet Gjici, Meta deklaroi se projekti i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” dhe i kryebashkiakut të ardhshëm të aleancës sonë Safet Gjici, është “Kamza jonë” që të gjithë të jenë pjesë e ndryshimit dhe e transformimit.

Kreu i LSI-së deklaroi se Gjici është një njeri i cili i ka vendosur vetes një qëllim të rëndësishëm që të realizojë një projekt të suksesshëm transformimi këtu në Kamëz që është edhe qendra e Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat