FOTOLAJM/ Delfini viziton plazhin e Divjakës

Shqipëria

FOTOLAJM/ Delfini viziton plazhin e Divjakës

Më: 28 maj 2015 Në ora: 15:44

Plazhi i Divjakës ‘mirëpriti’ një vizitor të rrallë mbrëmjen e djeshme. Një 19-vjeçar pikasi një delfin të vogël, i cili ishte shumë pranë bregut.

Delfini, i cili njihet si një kafshë miqësore me njerëzit, u prit nga i riu, i cili shfrytëzoi mundësinë për të bërë një fotografi me vizitorin.

174093Peshkatarët e zonës janë shprehur së arsyeja që ky vizitor i rrallë ka dalë në breg janë ujërat e ndotura dhe për rrjedhojë, këto kafshë të mrekullueshme gjithmonë tentojnë të dalin nga uji.

Kjo është vizita e dytë e vizitorëve të rrallë në brigjet e Divjakës, pasi vetëm pak ditë më parë ka qenë një breshkë uji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat