Bien të gjitha akuzat ndaj kryebashkiakut Zeqo

Shqipëria

Bien të gjitha akuzat ndaj kryebashkiakut Zeqo

Më: 28 maj 2015 Në ora: 14:35

Gjykata e Fier ka liruar nga të gjitha akuzat kryetarin e kësaj Bashkie Baftjar Zeqo.

Në seancën e zhvilluar paraditen e sotme janë rrëzuar gjithë akuzat.

Zeqo akuzohej për shpërdorim detyre, por gjykata i ka cilësuar të pamjaftueshme provat e prokurorisë.

Nga ana e saj, pala e akuzës kishte kërkuar dënimin me dy vjet burg për Zeqon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat