Shqipëria gati të prodhojë anije luftarake

Shqipëria

Shqipëria gati të prodhojë anije luftarake

Më: 27 maj 2015 Në ora: 18:35

Në kohë trazirash golable dhe paqëndrueshmërish në Lindjen e Mesme, si dhe tensionesh në rajon, Shqipëria ka menduar ta rigjallërojë arsenalin e saj ushtarak.

Në fakt Këshilli i Ministrave vendosi sot krijimin e ndërmarrjes shtetërore “Kantieri i ndërtimit dhe riparimit të anijeve”, në vijim KNRA, në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes.

KNRA-ja do ta ketë qendrën (selinë) në Pashaliman, Vlorë.

Kishte që në kohën e komunizmit që nuk merrej një vendim kaq i rëndësishëm për ripërtëritjen e mjeteve ushtarake.

Objekti i veprimtarisë së KNRA-së do të jetë ndërtimi dhe riparimi i mjeteve lundruese ushtarake dhe pajisjeve të Forcave të Armatosura, të mjeteve lundruese civile, të tilla si anije, skafe, motovedeta, gomone etj, si dhe kryerja e punimeve dhe shërbimeve për të tretë, në përputhje me kapacitetet teknike të ndërmarrjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat