Këshilltari i Ministrit dërgon ftesa për takime elektorale

Shqipëria

Këshilltari i Ministrit dërgon ftesa për takime elektorale

Më: 25 maj 2015 Në ora: 22:33

Lëvizja Ne Tirana e kandidatit të pavarur për bashkinë e kryeqytetit Gjergj Bojaxhi, ka denoncuar sot atë që ata e konsiderojnë si përdorimin e institucioneve shtetërore të fianncuara me taksat e qytetarëve shqiptarë për qëllime politike.

Në fakt, mbështetësit e Bojaxhiut kanë paraqitur një email që mban e emrin e Dritan Dangos, i cili poshtë ka të shkruajtur statusin e tij, Këshilltar i Ministrit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Në përmbajtje të e-mailit shihet qartë që ai i fton qytetarët të marrin pjesë në një takim elektoral të Erion Veliajt.

Ja deklarat e Ne Tirana: “Qytetaret qe kane patur nevoje per Bashkine e Tiranes keto dite e kane gjetur nje pjese te mire te stafit te padisponueshem per shkak te fushates. Keta njerez paguhen me taksat tona, por shfrytezohen nga PD-ja dhe kandidati i saj. Nderkohe, e njejta gje ndodhe edhe me Ministrine e Mireqenies te ish-ministrit Veliaj. Stafi i ministrise dergon ftesa per takimet me kandidatin e PS-se ne emer. Edhe keta njerez paguhen me taksat tona, por shfrytezohen nga PS-ja dhe kandidati i saj.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat