Nga Shkëlzen Berisha
Dje lejen, sot tritolin !
Pallati 5 katesh qe u hodh ne ere tek Fakulteti Ekonomik eshte ndertuar mbi bazen e nje leje qe mban firmen e Edi Rames si kryebashkiak. Sot ai u shemb me “firmen” e Rames kryeminister.
Vendimi per ta shembur erdhi pas protestave te studenteve dhe dekanatit me pretendimin se pallati ne fjale ishte ndertuar brenda territorit te fakultetit. Nese ky pretendim eshte i vertete dhe i tille duhet te jete perderisa nje godine 5 kateshe hidhet ne ere, do te thote qe leja e firmosur nga Rama, te jete dhene ne kundershtim me ligjin.
Pronaret do demshperblehen disa qindra mijera euro nga taksat tona, por a do mbaje Rama pergjegjesi ligjore per lejen e paligjshme dhe demin ekonomik shkatuar shtetit per demshperblimin e pronareve ?
A do e trajtoje drejtesia njelloj Ramen me Shpetim Gjiken ? Sigurisht qe jo ! Sepse Rama eshte koke shteti, ndersa Shpetim Gjika koke turku.