Ministria: S’ka ndërhyrje politike garantojmë sigurinë e konsumatorit

Shqipëria

Ministria: S’ka ndërhyrje politike garantojmë sigurinë e konsumatorit

Më: 24 maj 2015 Në ora: 20:28

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kompanisë Ministrisë së Bujqësisë në lidhje me bllokimin e masës së miellit.

Ministria në një deklaratë për mediat shkruan se bllokimi i miellit ka ardhur pas rezultatit të analizave dhe se nuk ka asgjë politike në këtë mes por e gjithë çështja konsiston në garantimin e sigurisë së konsumatorit.

"Në bazë të indicies së ardhur nga inspektorët me date 14.05.2015 është kryer kontrolli në subjektin “Agroblend shpk” me përfaqesuese Znj.Hava Ismaili, me NIPT J61918010D dhe me adrese aktiviteti Rr.Hamdi Pepa perballe Shages. Për mungesë të kushteve higjeno sanitare, dhe të dokumentacionit shoqërues (raport analizave), bazuar në legjislacionin në fuqi për sigurinë ushqimore u morën masat urgjente të ndërmjetme të ndërprerjes së menjëhershme të aktivitetit, dhe të bllokimit të 41.3 ton miell deri në daljen e përgjigjes së analizave.

Gjithashtu ndaj subjektit u mor masa administrative gjobë në vlerën 400 000 lekë (katerqind mijë) lekë.
Pas daljes së përgjigjes së analizave nga laboratori i Sigurisë Ushqimore (ISUV), ku mielli i dërguar nga inspektoret e AKU, për analizë rezultoi pozitiv për aflatoxin, me date 23.05.2015 Drejtori I DR AKU Tiranë, për garantimin e sigurisë ushqimore të konsumatorit duke ju referuar gjurmueshmërisë së produktit miell I cili rezultoi pozitiv, incion inspektim ne subjektin “Agroblend shpk “ me përfaqesuese Znj.Hava Ismaili me aktiviteti Prodhim, ambalazhim, etiketim të miellit me adresë në Mucaj Vorë.

U morën mostra për analizë duke u dërguar në ISUV dhe u bë bllokimi i produktit përfundimtar miell në sasinë 100 ton dhe e produktit lëndë e parë grurë në sasinë 6800 ton deri në daljen e përgjigjjes së analizave. Pas këtij lajmi reagoi partia demokratike duke aluduar se bllokimi është bërë politikisht por Ministria e Bujqësise sqaron se mostrat e miellit të rezultuara të ndotura me aflatoksinë janë konstatuar në disa subjekte në Tiranë, Fier në magazinat e tyre të shpërndarjes.

Ndërkohë po vazhdon kontrolli ne Durrës, Korçë dhe Vlorë. AKU ka bërë bllokimin e ngarkesës dhe po gjurmon origjinën e ndotjes. Analizat janë kryer nga ISUV me metoda të certifikuara ndërkombëtarisht. Mostrat do dërgohen për rianalizim edhe në një institut të referencës së BE. Politizimi i bërë nga opozita është absurd dhe i dëmshëm për sigurinë e Konsumatorit", thuhet në reagimin e ministris.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat