Basha: Alternativa e PD-së, ulja e taksave dhe çmimeve, rritja e subvencioneve

Shqipëria

Basha: Alternativa e PD-së, ulja e taksave dhe çmimeve, rritja e subvencioneve

Më: 23 maj 2015 Në ora: 11:36

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një bashkëbisedim me banorë të qytetit të Pogradecit. Në nisje të takimit ai bëri publike një letër të 30 peshkatarëve nga qyteti i Pogradecit, të cilët bëjnë të ditur se u është rritur me 42 herë kostoja e liçences se peshkimit. Basha theksoi se alternativa e Partisë Demokratike eshte per uljen e taksave, uljen e çmimeve, rritjen e subvencioneve etj.

“Kemi një alternativë, ate te uljes së çdo takse bashkiake dhe alternativën e madhe, platformën time për uljen e taksave kombëtare në nivelin më të ulët në Ballkan, uljen e çmimit të energjisë me 25%, faljen e çdo kamatëvonese për energjinë dhe për ujin, rritjen e rrogave dhe pensioneve, subvencione për fermerët, subvencione për peshkatarët”, tha Basha.

Kryetari i PD-së tha se ka Rama-Meta nuk kanë asnjë zgjidhje, asnjë ofertë për situatën. Sot rendin nëpër Shqipëri vetëm duke sharë opozitën dhe kërcënuar qytetarët.

Basha solli në vëmendje edhe rënien e të ardhurave në buxhetin e shtetit në katër muajt e parë të vitit. 100 milion dollarë i mungojnë arkës së shtetit, ndërsa 1.5 milion dollarë jane vjedhur nga fondi i rimbursimit të ilaçeve në 5 muajt e fundit, tha ai.

“Asnjë ofertë, asnjë zgjidhje për problemet tuaja. Asnjë zgjidhje në horizont për papunësinë. për varfërinë. Këtë duhet ta ndalojmë dhe jam i bindur që do ta ndalojmë në Pogradec me Eduart Kaprin dhe kudo në Shqipëri me Partinë Demokratike”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat