Kosova-Veliaj, zbardhen të ardhurat e kandidatëve për Bashkinë

Shqipëria

Kosova-Veliaj, zbardhen të ardhurat e kandidatëve për Bashkinë

Më: 7 maj 2015 Në ora: 09:19

Dy kandidatët për Bashkinë e Tiranës Halim Kosova dhe Erion Veliaj kanë bërë si çdo vit deklarimin e të ardhurave në ILDKPKI.

Sipas pasqyrës së të ardhurave dhe shpenzimeve të tyre konstatohet se të dy kandidatët kanë kredi për të shlyer dhe nuk kanë shumë kursime në bankë.

Kosova ka marrë kredi në vlerën e 437 mijë eurove të cilën e ka shlyer pjesërisht.

Të ardhurat e tij për vitin që lamë pas janë vetëm rroga e deputetit dhe 860 mijë lekë nga puna part-time.

Edhe Veliaj nuk ka deklaruar të ardhura të larta madje nuk ka deklaruar asnjë vilë, ashtu siç pretendon PD.

Partia Demokratike shpesh ka akuzuar madje edhe me shifra për vilën e Erjon Veliaj por në deklarimin e tij nuk rezulton një gjë e tillë.

Ndërkohë që bashkëshortja e Erion Veliaj ka një kredi prej 89 mijë eurosh për ndërtimin e n jë apartamenti prej 171 metrash katrorë.

Veliaj nuk ka deklaruar asgjë lidhur me dasmën e tij që bëri bujë.

Ai pati thënë se dy ceremonitë martesore u mbuluan me shpenzimet e mamasë së tij dhe prindërve të bashkëshprtes së tij.

Mirëpo Veliaj nuk ka deklaruar asgjë edhe te kapitulli “dhurata”.

Sipas ILDKPKI dhurata që e kalojnë shumën e 300 mijë lekëve duhet të deklarohen.

Në një intervistë Veliaj pati thënë se dasma e tij nuk i kaloi 9 milionë lekë, por nuk e ka deklaruar një gjë të tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat