BSH mban të pandryshuar normën e interesit

Shqipëria

BSH mban të pandryshuar normën e interesit

Më: 6 maj 2015 Në ora: 21:03

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi sot Raportin Tremujor të Politikës Monetare, duke vendosur ta mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 2.00 për qind.

Sipas Këshillit, nivelet aktuale të stimulit monetar janë të përshtatshme për përmbushjen e objektivit të inflacionit në afat të mesëm.

Inflacioni vjetor rezultoi në vlerën mesatare prej 1.9% në tremujorin e parë të vitit 2015, më i lartë se sa ai i tremujorit paraardhës.

Inflacioni bazë, i cili mat tendencat më afatgjata të ecurisë së çmimeve, vazhdoi të shënojë rritje gjatë këtij tremujori. Megjithatë, rritja përtej parashikimit e inflacionit në tremujorin e parë u shkaktua kryesisht nga rritja e çmimeve të ushqimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat