“Frroku”, Llalla shkon në Belgjikë

Shqipëria

“Frroku”, Llalla shkon në Belgjikë

Më: 5 maj 2015 Në ora: 15:48

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla është nisur për në Belgjikë për t’u njohur më nga afër për çështjen e deputetit Mark Frroku.

Kryeprokurori shoqërohet edhe nga dy prokurorë të tjerë që po merren me këtë çështje. Deputeti Mark Frroku rezultoi se është dënuar me 10 vjet burg në mungesë për vrasje në shtetin belg në vitin 1996.

Ndërsa rreth 1 javë më parë, mbërriti në shqipëri dosja e Frrokut lidhur me akuzat e vrasjes për të cilën është dënuar. Më 28 mars, Prokuroria e Përgjithshme i kërkoi Parlamentit autorizimin për arrestimin e Mark Frrokut, pasi sipas akuzës deputeti akuzohej nga autoritetet belge për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim.

Kuvendi votoi më 2 prill pro kërkesës së organit të akuzës për arrestimin e tij, ndërsa zbatimi i urdhër-arrestit u bë në banesën e deputetit, ku ishte rikthyer menjëherë pasi mbajti një fjalim në seancën plenare dhe ku qëndronte në izolim.

Vetë Frroku e ka mohuar disa herë këtë akuzë, ndërsa me përkthimin e materialeve të mbërritura nga Belgjika prokuroria shqiptare pritet t’i komunikojë akuzën Frrokut e më pas t’i drejtohet Gjykatës së Lartë për nisjen e procesit gjyqësorë në Shqipëri.

Aleksandër Kurti u qëllua për vdekje me thikë në një stacion metroje, “Gare du Midi”, në rrugën “Fonsny”. Autoritetet belge argumentojnë se në atë kohë deputeti kristian-demokrat përdorte një identitet tjetër, me emrin e një kosovari.

Ndërkohë që autoritetet shqiptare kanë depozituar kallëzim penal ndaj tij për katër vepra penale "Refuzim për deklarim pasurie", "Deklarim i rremë pasurie", "Fshehje pasurie" dhe "Pastrim i produkteve të veprës penale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat