Rama kërcënon Blushin dhe Majkon: Nuk bëhen më deputetë

Shqipëria

Rama kërcënon Blushin dhe Majkon: Nuk bëhen më deputetë

Më: 5 maj 2015 Në ora: 09:41

Fushata për zgjedhjet lokale ka nisur ethshëm, por disa nga deputetët e vjetër të PS nuk janë angazhuar.

Përveç Ben Blushit, në fushatë nuk duket as Pandeli Majko apo Fatmir Xhafaj.

Siç raporton Sot, kryeministri Edi Rama ka lëshuar një paralajmërim për të gjithë këta deputetë që nuk po angazhohen në fushatë.

Gjatë një takimi me dyer të mbyllura në turin në Veri të vendit, Edi Rama ka deklaruar se ata nuk kanë vend në listat për deputetë në vitin 2017.

Rama ka theksuar se edhe drejtorët që nuk angazhohen gjatë fushatës, do të largohen pas zgjedhjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat