Ministri i Brendshëm gjerman: Nuk ka azil në Gjermani

Shqipëria

Ministri i Brendshëm gjerman: Nuk ka azil në Gjermani

Më: 28 prill 2015 Në ora: 09:05

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë Thomas De Maiziere, i ka përcjellë homologut të tij shqiptar Saimir Tahiri shqetësimet në lidhje me rritjen e numrit të azilkërkuesve nga Shqipëria nga dita në ditë.

Prej ditës së djeshme ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ndodhet në Gjermani për të diskutuar për parandalimin e fluksit të shqiptarëve që kërkojnë azil në Gjermani.

Gjithashtu është rënë dakord që Gjermani të asistojë me ekspertizë palën shqiptare në ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe asistencë teknike për forcat speciale RENEA.

Ministri gjerman ka thënë se nuk ka asnjë shans për të fituar azil në Gjermani.

“Po merremi bashkarisht me një cështje që na shqetëson, sic është azili. Janë shqiptarë nga Shqipëria apo nga shqiptarë që jetojnë në vende të tjera që vijnë në Gjermani për të kërkuar azil. Ky është një shqetësim i madh sepse mund të prodhojnë pasoja në raport me vendin tuaj, që ju do donit t’i shmangnit”, tha ai.

Sipas tij Shqipëria ka një demokraci krenare dhe nuk ka arsye për përndjekje politike, ndërsa theksoi se do të bashkëpunojë thellë me palën shqiptare për këtë çështje.

“Ndaj mesazhi im i qartë është se nuk ka asnjë shans për të fituar azil politik në Gjermani. Të gjithë shqiptarët që kanë ardhur, apo që do të vijnë, do të rikthehen në vendin e tyre. Në Shqipëri ka një demokraci krenare dhe nuk ka arsye për përndjekje politike. Ne do të bëjmë shumë për ta zhdukur këtë shqetësim dhe do të kemi bashkëpunonim të madh jo vetëm duke u fokusuar te arsyet e gabuara të kërkesave për azil”, tha Thomas De Maiziere.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat