Italia do vijojë vëzhgimin nga ajri të parcelave me drogë në Shqipëri

Shqipëria

Italia do vijojë vëzhgimin nga ajri të parcelave me drogë në Shqipëri

Më: 27 prill 2015 Në ora: 18:00

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako është takuar me ambasadorin e Italisë në vendin tonë Masimo Gaiani.

Temë e bisedës ka qenë rritja e bashkëpunimit mes dy vendeve fqinje në luftën kundër trafiqeve të paligjshme dhe krimit të organizuar.

Çako ka falënderuar ambasadorin italian për mbështetjen e Italisë për zbulimin dhe asgjësimin e marijuanës.

Gaiani, pasi ka premtuar se mbikëqyrja ajrore e Italisë do të vijojë ende në zonat ku mbillet marijuanë, i ka kërkuar Çakos shkëmbimin e informacioneve mes dy vendeve për akte të mundshme kriminale.

Sipas burimeve në takim, Gaiani ka thënë se është merita e policisë shqiptare në asgjësimin parcelave me hashash verën e shkuar në aksionin e zhvilluar në fshatin Lazarat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat