Meta:Këtë vit turizmi në Gjirokastër do të ketë rritje të jashtëzakonshme

Shqipëria

Meta:Këtë vit turizmi në Gjirokastër do të ketë rritje të jashtëzakonshme

Më: 26 prill 2015 Në ora: 17:20

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, mori pjesë të dielën në çeljen e sezonit veror në qytetin e Gjirokastrës në jug të vendit. Meta shoqërohej nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj dhe Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime.

Gjatë këtij aktiviteti Meta vizitoi Parkun e Viroit, nga ku theksoi se qyteti i Gjirokastrës po përjeton ndryshime duke shtuar se investimi i bërë në Parkun e Viroit prane qytetit , është një nismë pozitive për të rritur potencialet turistike të Gjirokastrës.

"Unë doja të shprehja kënaqësinë që jam në këtë ambient kaq të bukur që nuk e kisha vizituar më parë të Parkut të Viroit dhe dua të falënderoj kryetarin e bashkisë z. Bime dhe stafin e tij, por edhe qeverinë për mbështetjen që ka dhënë dhe që vazhdon të japë në mënyrë që ky park, me këtë kompleks të jashtëzakonshëm ambientesh çlodhëse, argëtuese dhe sportive për të gjitha gjeneratat, t'i shërbejë akoma më shumë komunitetit të mrekullueshëm të Gjirokastrës. Kemi nevojë për hapësira të tilla, kemi nevojë për ambiente të tilla, kemi nevojë të gëzohemi më shumë dhe mbi të gjitha t'i rrisim fëmijët në ambiente më të shëndetshme por edhe të moshuarit të kenë mundësi të çlodhen në ambiente të tilla", - tha Meta.

Gjithashtu, kreu i Kuvendit Meta shprehu bindjen se këtë vit turizmi në Shqipëri, por sidomos në Gjirokastër do të njohë një rritje të jashtëzakonshme falë projekteve që janë dhënë nga qeveria."Absolutisht që janë dhënë mjaft fonde dhe mbështetje në këtë drejtim. Gjirokastra është një prioritet i jashtëzakonshëm dhe i padiskutueshëm për arsye të gjithë vlerave kulturore, historike që përfaqëson. Ndaj presim që këtë vit turizmi në të gjithë Shqipërinë, por sidomos në Gjirokastër të ketë një rritje të jashtëzakonshme, dhe investimi në ambiente të tilla i rrit kapacitetet turistike dhe mikpritëse të Gjirokastrës dhe gjirokastritëve",- tha Meta.

Kryetari i Kuvendit zhvilloi edhe një inspektim të pedonales në qyrje të qytetit të Gjirokastrës.

Meta: S'ka kompromis për deputetët që sfidojnë ligjet
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, u shpreh të dielën nga Gjirokastra, se nuk ka kompromis për asnjë deputet që sfidon ligjet dhe Kushtetutën e vendit. Ka qënë ky reagimi i kreut të Kuvendit, pas debatit në ditë më parë në lidhje me praninë e kreut të komisionit të sigurisë Spartak Braho në spitalin privat ku ndodhet i shtruar deputeti i arrestuar Mark Frroku. Nga Gjirokastra kreu i Kuvendit tha se, për cilindo që del mbi ligjet apo Kushtetutën e vendit qëndrimi i tij është i prerë, "nuk ka dhe nuk do të ketë kompromis".

Një ditë më parë Kreu i Kuvendit Ilir Meta i kërkoi shpjegim Spartak Brahos të sqarojë publikisht opinionin publik lidhur me të vërtetën, e kësaj vizite ndërsa u kërkoi dhe krerëve të disa institucioneve të hetojnë mbi këtë fakt.

Pas kësaj deklarate erdhi edhe reagimi i deputetit Spartak Braho i cili shpjegoi se ka qenë në spital për arsye personale shëndetësore të parashikuara ditë më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat