MPJ shpreh ngushëllimet për tragjedinë në Nepal

Shqipëria

MPJ shpreh ngushëllimet për tragjedinë në Nepal

Më: 25 prill 2015 Në ora: 23:48

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë shpreh keqardhjen dhe ngushëllimet më të sinqerta për popullin dhe Qeverinë e Nepalit për jetët e humbura në tërmetin e sotëm.

Në një njoftim për shtyp, MPJ shpreh solidaritetin me autoritetet e Nepalit për të kaluar sa më parë këtë moment të vështirë. MPJ informon se shërbimi konsullor i kësaj Ministrie ka vënë në dispozicion adresën elektronike [email protected] dhe numrat e telefonit pa pagesë +355699826678 dhe 08000022 për të asistuar të gjithë ata shtetas, të afërmit e të cilëve ndodhen në zonat e prekura nga tërmeti në Nepal.

Ministria e Punëve të Jashtme fton të interesuarit të kontaktojnë sa më parë të jetë e mundur në adresën elektronike dhe numrat e telefonit të sipërpërmendura për të informuar mbi vendndodhjen dhe për të ofruar numrat e telefonit të të afërmve të tyre që ndodhen në këto zona dhe që kanë nevojë për asistencë konsullore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat