Naço Nishanit: Fut në rend të ditës zgjedhjen e zv/kryetarit të KLD-së

Shqipëria

Naço Nishanit: Fut në rend të ditës zgjedhjen e zv/kryetarit të KLD-së

Më: 24 prill 2015 Në ora: 19:39

Tetë muaj pas shkarkimit të zv.kryetarit të këshillit të lartë të dretjësisë Ministri Nasip Naço kërkon nga presidenti të fusë në rend të ditës në mbledhjen e rradhës së KLD zgjedhjen e zv.Kryetarit.

Sipas Nacos mungesa e zv.kryetarit në KLD ka sjell për pasojë mos eficensë në mbledhjet e këshillit e për pasojë duhet të bëhet ky plotësim i funksinit.

Ndërsa ndalur në procedurat e përzgjedhjes së nën kryetarit Naco kërkon që të respektohet ligji i ri, i cili skatëson se nën kryetari përzgjidhet nga përfaqqësuesit e parlamentit në kld, ku në këtë rast rezultojnë të jenë dy anëtarët më të rinj Albana Shtylla dhe Vangjel Kosta, të ardhur pas shkarkimit të Elvis Cefës dhe Lulëzim Lelcajt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat