Mblidhet Këshilli i PLL: Në zgjedhjet e 21 qershorit me kandidatë më vete

Shqipëria

Mblidhet Këshilli i PLL: Në zgjedhjet e 21 qershorit me kandidatë më vete

Më: 19 prill 2015 Në ora: 17:28

Sot në mesditë është mbledhur Këshilli Kombëtar i PLL-së ku ka diskutuar rreth përcaktimit të pozicionit politik të saj në zgjedhjet e 21 qershorit.

Këshilli Kombëtar i Partisë “Lëvizja e Legalitetit” vlerësoi negociatat serioze të Kryetarit dhe Kryesisë së PLL të cilat kanë synuar që në zgjedhjet vendore të datës 21 Qershor 2015 ta pozicionojnë PLL në një koalicion të natyrshëm ku kontributet e PLL të jenë komplementare, të matshme dhe të vlerësuara.
Këshilli Kombëtar diskutoi me vetëdije të lartë politike dhe e vuri theksin se, në situatën aktuale, duhet të mbizotërojë interesi politik i PLL në funksion të rritjes së identitetit të saj dhe numrit të votave.
Në kushtet kur negociatat me partnerë të ndryshëm janë në zhvillim e sipër, Këshilli Kombëtar i PLL vendosi që t’ia delegojë kompetencat e veta Kryetarit të PLL Sulejman Gjana dhe Kryesisë së Partisë, që, në varësi të ecurisë së negociatave apo rrethanave të tjera që mund të krijohen, të marrë vendimin përkatës për pjesëmarrje në zgjedhjet e 21 Qershorit sipas këtyre prioriteteve:
1.Vazhdimin e negociatave me Partinë Demokratike për pjesëmarrje në një koalicion të përbashkët ku Partisë “Lëvizja e Legalitetit” do t’i garantohet e drejta e saj për proporcionalitet dhe garanci në numërimin e votave.
2.Eksplorimin e çdo mundësie, që PLL, për zgjedhjet vendore të datës 21 Qershor 2015 të bëhet pjesë e një koalicioni tjetër që garanton dinjitet dhe integritet.
3.Garimin e PLL më vete për kryetar bashkie dhe këshilla bashkiakë në të gjitha ato bashki ku Kodi Zgjedhor e mundëson një gjë të tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat