Kumbaro e ka deklaruar pasurinë që më 27 mars

Shqipëria

Kumbaro e ka deklaruar pasurinë që më 27 mars

Më: 17 prill 2015 Në ora: 16:54

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro e ka dorëzuar deklaratën e pasurisë që më 27 mars të këtij viti. Kështu thotë Ministria e Kulturës në një deklaratë për mediet.

Ministria ka publikuar dokumentet që provojnë se Kumbaro e ka bërë deklaratën e pasurisë. Ditën e djeshme ILDKP-ja njoftoi se e kishte gjobitur Kumbaron për tejkalim të afateve të deklarimit të pasurisë.

“Përkundër lajmit të shpërndarë në media lidhur me deklarimin e pasurive, bëjmë të ditur se Ministrja e Kulturës, zonja Mirela Kumbaro, në zbatim të nenit 7 të ligjit 9043 datë 10.04.2003 i ndryshuar, ka kryer detyrimin e saj ligjor duke paraqitur në datën 27.3.2015 prot. 1575 deklaratën e pasurisë. Kjo deklaratë është paraqitur në zarf të mbyllur përpara datës 31 mars 2015”, shkruan njoftimi i Ministrisë së Kulturës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat