Lamtumirë xhupa! Meteorologët: Javën e ardhshme temperaturat mbi 20 gradë

Shqipëria

Lamtumirë xhupa! Meteorologët: Javën e ardhshme temperaturat mbi 20 gradë

Më: 28 mars 2015 Në ora: 14:52

Për ata që mezi po presin të pushojë shiu dhe të heqin xhupat, vjen lajmi i mirë. Duke nisur nga dita e diel, me ndërrimin e orës do të rriten edhe temperaturat që sipas meteorologëve do të jenë mbi 20 gradë celsius.

Sot ende pak erë, re dhe ndonjë shi dhe më në fund moti i keq do të marrë fund.

Meteorologët thonë se nga nesër presioni i lartë i Azores do të na mbrojë nga ardhja e çrregullimeve të tjera, duke siguruar mbizotërimin e motit të bukur dhe rritjes së temperaturave, tipike të pranverës.

Për ata që e kalojnë kohën e tyre të lirë në male, në pistat e skive, këshilla është që ti kushtojnë vëmendje rrezikut nga ortekët, që mbetet mjaft i lartë, sepse në ditët e ardhshme ndryshimet e temperaturës dhe grumbujt e çrregullta të krijuara nga erërat e forta do ta bëjnë shtresën e dëborës mjaft të paqëndrueshme.

Nesër do të jetë një ditë përgjithësisht e mirë, moti do të jetë i qëndrueshëm dhe do të përmirësohet në të gjithë vendin. Kohë e qëndrueshme dhe temperatura mbi normë me fillimin e javës: madje deri në 25 gradë.

Në fillim të kësaj jave, konfirmohet mot i qëndrueshëm dhe gjithnjë e më i nxehtë, me një shije të klimës pranverore të vonuar. Temperaturat do të kenë një rritje të ndjeshme për shkak të masës së ajrit sub-tropikale që ngjitet drejt Mesdheut. Temperaturat do të lëvizin gjerësisht më lartë se 20 gradë dhe mund të arrijnë mes së hënës dhe së martës, në 24-25 gradë: këto vlera janë tipike të pranverës së vonshme. Ndërsa në fund të javës së ardhshme, temperaturat do të zbresin me disa gradë, për të qenë në vlera normale të stinës së pranverës dhe moti do të vijojë të jetë i qëndrueshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat