20 mijë lekë për një vend pune, Posta denoncon punonjësin

Shqipëria

20 mijë lekë për një vend pune, Posta denoncon punonjësin

Më: 27 mars 2015 Në ora: 13:27

Në punonjës i Postës Shqiptarë është denoncuar sot pranë organeve të rendit Tiranë për korrupsion.

Drejtues të kompanisë Posta Shqiptare denoncuan punonjësin e tyre me iniciale O.D, pasi ky kishte kërkuar para (20 mijë lekë) nga disa qytetarë, me premtimin se do t’i fuste në punë.

Pasi konstatuan rastin, drejtuesit e Postës Shqiptare morën menjëherë vendimin për largimin nga puna, dhe njëkohësisht bënë kallëzimin pranë organeve të rendit në Tiranë, të cilët pas dëshmive të marra arrestuan punonjësin.

Vendimi për të denoncuar rastet abuzive, përkon në mënyrë të qartë me linjën e qeverisë shqiptare në luftën kundër korrupsionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat