Dialog mes studentëve katolikë e myslimanë

Shqipëria

Dialog mes studentëve katolikë e myslimanë

Më: 26 mars 2015 Në ora: 23:31

Promovimi i dialogut ndërfetar ishte fokusi i takimit të djeshëm mes studentëve të Shkencave Islame të Universitetit Bedër dhe studentëve të Teologjisë Katolike nga Seminari Ndërdioqezian Shkodër.

Gjatë takimit në një nga auditorët e universitetit, studentët janë njohur më mirë me aspektin arsimor dhe atë të literaturës të teologjisë islame dhe asaj katolike dhe më pas, kanë zhvilluar një seancë me pyetje dhe përgjigje, duke bërë të mundur njohjen nga afër për herë të parë në këtë nivel, jo vetëm në Shqipëri, por duke shënuar një nga takimet e rralla edhe në arenën ndërkombëtare.

Stafi pedagogjik i delegacionit katolik është pritur edhe nga rektori i Universitetit Bedër, Dr. Ferdinand Gjana. Të dyja palët e kanë vlerësuar si mjaft të frytshëm këtë takim, duke e cilësuar si hapin e parë të kalimit nga dialogu teorik në atë praktik, nëpërmjet takimit dhe njohjes midis stafit pedagogjik dhe studentëve të Shkencave Islame dhe të Teologjikë Katolike në vendin tonë, duke u bërë një shembull konkret i harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat