Berisha: Prekazi u shndërruan në një kështjellë të pamposhtur të lirisë

Shqipëria

Berisha: Prekazi u shndërruan në një kështjellë të pamposhtur të lirisë

Më: 6 mars 2015 Në ora: 19:28

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka vizituar ekspozitën e hapur nga ambasada e Kosovës, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar në përkujtim të epopesë së lavdishme të Jasharajve.

"Mirënjohjen time të pakufishme, nderimin tim më të madh, për komandantin legjendar Adem Jashari dhe familjen Jashari që me jetën dhe qëndresën e tyre e shndërruan Prekazin, Drenicen, në Krujen e dytë të shqiptarëve. Adem Jashari vjen në historinë tonë kombëtare, kryehero i dytë i kombit pas Skëndërbeut. Në të gjitha përpjekjet e shqiptarëve për liri dhe dinjitet, nuk ka një familje tjetër që të ketë flijuar dhe sakrifikuar kaq shumë sa familja Jashari. Ndaj dhe njëherë nderimin tim më të madh për komandantin legjendar dhe të gjithë Jasharët, të cilët e shndërruan Prekazin dhe Drenicën në një kështjellë të pamposhtur të flakës së lirisë së shqiptarëve. Një nderim të madh për të gjithë ata që luftuan dhe ranë për lirinë e Kosovës dhe e bënë të lirë për shqiptarët kudo që janë",ka thënë Berisha. /A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat