Krujë, 30 banesa nën ujë, shkak bëhen reshjet dhe hapja e Bovillës

Shqipëria

Krujë, 30 banesa nën ujë, shkak bëhen reshjet dhe hapja e Bovillës

Më: 6 mars 2015 Në ora: 09:26

Fshati Murci në rrethin e Krujës mëngjesin e sotëm është gdhirë në pushtetin e ujit, teksa më shumë se 30 banesa dhe disa hektare tokë, aktualisht ndodhen nën ujë.

Shkak për këtë situatë janë bërë reshjet intensive të cilat kanë bërë që lumi Ishëm të dalë nga shtrati dhe të vërshojë drejt banesave të banorëve të zonës.

Ndërkohë në përkeqësimin e e situatës mësohet se ka ndikuar edhe hapja e portave të Bovillës në Tiranë, teksa kjo ka ndikuar në rritjen e nivelit të ujit në lumin Tërkuzë dhe më pas në lumin Ishëm.

Kjo situatë sipas banorëve përsëritet sa herë ka reshje intensive, ndërsa shtojnë se instancat përkatese nuk kanë marrë asnjë masë për parandalimin e këtyre përmbytjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat