Zbulohet 6 ton miell i skaduar në Elbasan

Shqipëria

Zbulohet 6 ton miell i skaduar në Elbasan

Më: 6 mars 2015 Në ora: 08:48

Administratori i një firme private është arrestuar mëngjesin e sotshëm në qytetin e Elbasanit për tregtimin e miellit të skaduar.

Në kuadrin e operacionit “Ambalazhimi”, policia arrestoi 50-vjeçarin Ferit Mana, që tregonte miell të skaduar. Në momentin e arrestimit atij iu kapën 6 ton miell, të cilit i kishte kaluar data e skadencës dhe që i ishin vendosur etiketat falso të një firme tjetër.Mielli ishte bërë gati për t’u hehdur në treg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat