Akuzat për vrasje, Tom Doshi mbërrin në Prokurori

Shqipëria

Akuzat për vrasje, Tom Doshi mbërrin në Prokurori

Më: 5 mars 2015 Në ora: 12:13

Deputeti Tom Doshi rreth orës 09:25 minuta ka mbërritur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dhënë provat dhe faktet mbi akuzat për një vrasje të përgatitur ndaj tij dhe deputetit të PD Mhill Fufi.

Cështja i është besuar dy prokurorëve Përparim Kulluri dhe Manjola Kajana të cilët mësohet se kanë njoftuar deputetin përmes një shkrese për tu paraqitur sot në mëngjes në prokurori përndryshe do të urdhërohet shoqërimi i detyrueshëm i tij me polici gjyqësore.

Pas akuzave të Doshit për atentatet e porositura ndaj tij dhe deputetit Mhill Fufi, Prokuroria e Përgjithshme i kërkoi të prez provat që deputeti pretendon se ka.

Edhe vetë deputeti në faqen e tij të facebook shkroi një ditë më parë se do të dëshmojë para prokurorëve: “Kam kontaktuar me Prokurorine e Krimeve te Renda per ti dhene deshmine time ne lidhje me hetimet e nisura per tentative vrasje ndaj meje dhe nje kolegu tjeter deputet. Me kane caktuar, pas kerkeses time, qe të enjten paradite te paraqitem per te dorezuar provat e mia,” shkroi Doshi një ditë më parë. Po ashtu Doshi ka postuar edhe disa foto brenda një lokali ku shfaqet prokurori Eugen Beci në shoqërinë e disa personave të tjerë që nuk dihet se cilët janë. Fotot Doshi I shoqëron me shkrimin “Ky është organi I akuzës në shqipëri.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat