Tom Doshi sërish: Ia thashë në sy Metës pse do të më vrasë. Rama më kërkon prova, po ato duhet t’i gjejë shteti

Shqipëria

Tom Doshi sërish: Ia thashë në sy Metës pse do të më vrasë. Rama më kërkon prova, po ato duhet t’i gjejë shteti

Më: 2 mars 2015 Në ora: 17:23

Tom Doshi ka reaguar sërish, pas deklaratës së tij nga selia e PS-së.

Ai shkruan në Facebook se me Ilir Metën ka komunikuar personalisht, në lidhje me pretendimet se ai kërkon ta vrasë.

Doshi thotë ndërkohë se Rama i ka kërkuar prova për akuzat e tij, por provat sipas tij duhet t’i gjejë shteti.

“Të nderuar qytetarë! Koleg deputetë!

Për mua nuk ishte e papritur kjo qe ndodhi. Ka kohë që unë jam ne pritje të zbardhjes të organizimit të atentatit ndaj meje dhe askush nuk lëvizi për plot 5 muaj.

Ku na çon ky fakt? Ne mbrojtjen e krimit.

Kjo eshte Rilindja? Unë bej pjesë në grupin e njerëzve që e besuan Rilindjen por si ta besoj më kur unë kam 5 muaj që kam informu prokurorin e përgjithshëm, ministrin e Brendshëm, kryeministrin dhe vete Ilir Meten për faktin, dhe përgjigja ishte vetem heshtje dhe mbulim.

E thërrita vete Ilir Meten dhe ia thashë në sy, sepse une nuk kam asgjë që mund te me heqi guximin te perballem me kedo.

Sot, me kërkoi Edi Rama prova.

Ne fakt mesa duket kryeministri nuk e njeh rëndin e punëve, provat duhet ti gjeje shteti jo unë, edhe pse unë i kam ofruar çdo informacion që kisha dhe prova (i porosituri per të kry krimin) i ka shku në zyrë vetë ministrit të Brendshëm dhe drejtorit të Policisë të Shtetit dhe i ka treguar për porosinë dhe porositësin.

Këto jane të vertetat e mija të nderuar miq, dhe me gjithë këtë problem mbi kry pata durimin për të prit ne heshtje.

Edhe reagimi im ne media nuk u lidh me faktin e eleminimit tim fizik.

Reagimi jem erdhi si rezultat i problematikës në zonën time.Un kam një problem, kontrata me qytetarin e cila është thy.Unë tashme nuk bëj më pjesë ne grupin parlamentarë socialist por ama jam kryelartë përballe të gjithë bashkëqytetarëve te mi qe me besuan, kryelartë sepse të paktën sot të gjithë jemi në një stad, te zgjenjyer.

Unë nuk kam hyrë ne politike për ti ba lajka drejtuesit të rradhës por për të mbajt premtimet e bëra.

Megjithatë unë per ju të nderuar bashkeqytetarë do jem gjithmonë një derë e hapur”, shkruan Doshi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat