Tom Doshi përjashtohet nga PS: Meta porositi vrasjen time

Shqipëria

Tom Doshi përjashtohet nga PS: Meta porositi vrasjen time

Më: 2 mars 2015 Në ora: 13:59

Partia Socialiste ka përjashtuar deputetin Tom Doshi. Deputeti i Shkodrës tha pasi doli nga mbledhja e grupit parlamentar se Rama ka vepruar i shtyrë nga “tutori” i tij, siç e quajti ai Ilir Metën.

Doshi lëshoi edhe një deklaratë bombë, duke thënë se Ilir Meta ka paguar para për ta vrarë atë dhe deputetin e PD –së, Mëhill Fufi.

Këto fakte ai tha se ia ka bërë të ditur 5 muaj më parë Ramës , kryeprokurorit Llalla dhe Senatit Amerikan.

Doshi deklaroi se vrasësi është takuar edhe me Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Për këto akuza ai u shpreh se ka edhe video dhe se faktet do t’i bëjë publike gjatë ditëve në vijim.

Doshi u shpreh gjithashtu se ai nuk do të dalë nga politika, nuk do të anëtarësohet në ndonjë parti tjetër politike dhe se i kishte mundësitë për të krijuar një parti të re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat