Edi Rama fal avokatin që e shqetësoi në telefon

Shqipëria

Edi Rama fal avokatin që e shqetësoi në telefon

Më: 1 mars 2015 Në ora: 16:40

Kryeministri Edi Rama e fali kërcënuesin e tij, avokatin Bashkim Hoxha.
ABC News ka mesuar nga prokuroria se dosja ndaj tij pritet te pushohet, pasi Kryeminsitri nuk ka pranuar te japë shpjegime ne organin e akuzes.
Pas kesaj pritet qe dosja te pushohet dhe avokati te jete i lire nga çdo akuze.
Mesohet se Kryeministri Rama nuk ka bere kallezim penal ne momentin e nisjes se hetimit dhe arrestimit te avokatit. Per kete arsye dosja te cilesohet si e paplotë, pasi aty mungonte kallezimi qe ka vene ne levizje policinë.
Hetuesit thone se veprimet e para qe kane çuar në arrestimin e avokatit Hoxha erdhën pas alarmimit te Kryeministrit ne lidhje me kercenimet qe avokati i kishte dërguar me mesazh telefonik Kryeministrit Rama.
Sipas prokurorisë, avokati fillimisht i ka nisur një mesazh te mbushur me elozhe ndaj Kryeministrit rreth orës 4 e 30 minuta të mëngjesit të datës 1 dhjetor 2014 dhe më pas ka derguar drejt numërit të Kryeministri Rama edhe një mesazh fyes e ofendues per te vazhduar më teje dhe me mesazhe të tjera kërcënuese.
Duke parë mesazhet e vazhdueshme, mësohet se Kryeministri Rama e ka marë në telefon avokatin. Mes tyre janë shkëmbyer edhe fyerje, dhe pasditën e 1 dhjetorit, Edi Rama ka njoftuar ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, i cili ka organizuar me drejtorin e policisë së kryeqytetit arrestimin e tij.
Ne sallen e gjyqit avokati kerkoi ndjese per mesazhet kercenuese dhe i kerkoi falje Kryeminisrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat