Neranxi përballet me grabitësin e biznesit të tij në studion e Çanit

Shqipëria

Neranxi përballet me grabitësin e biznesit të tij në studion e Çanit

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 00:40

“Jam 28 vjeç, isha jashtë shteti dhe u ktheva këtu në Shqipëri. Jam detyruar që të bëja grabitje.

Nuk është ndonjë risk i madh sepse maksimum do të bësh burg”.

E çuditshme dhe e vërtetë. Në emisionin “Zonë e Lirë” të Arjan Çanit, biznesmeni Nikollaq Neranxi është përballur me një nga grabitësit e biznesit të tij të ndodhur 10 ditë më parë.

Pasi është përballur me grabitësin e tij, biznesmeni Neranxi dyshoi në vërtetësinë e personit që kishte ardhur në studio. Biznesmeni tha se asnjë biznes nuk mban para në firmë.

Personi i emërtuar si grabitës tha se kjo ka qenë hera e dytë e grabitjes së tij, pasi herën e parë ka grabitur në Fier.

“Ne kemi interes që të marrim jetë njerëz por që të marrim lekët. Grabitjet i bëjmë që të ushqejmë fëmijët tanë”, tha personi i pretenduar si grabitës.

Presidenti i kompanisë Neranxi tha se, “ky person mund të ishte vrarë nëse ai do të kishte vendosur që të ndërhynte për të eliminuar grabitësit”

Para se vinte grabitësi me maskë Neranxi tha se:

“Vend i varfër është Shqipëria dhe grabitje nuk ndodhin vetëm nëpër kompani, kur edhe bëhen lajme, por grabitje bëhen cdo ditë nëpër familjet shqiptare që nuk bëhen lajme”.

Deklarata e biznesmenit të njohur dhe ish-deputetit të LSI-së është bërë gjatë emisionit “Zonë e Lirë” të Arjan Çanit.

Neranxi tha se kishte mundësitë që të qëllonte dhe të eleminonte grabitësit e tij por këtë nuk e bëri.

“Ne kishim të gjitha mundësitë që të qëllonin dhe të vrisnin grabitësit, por nuk e bëmë. Nuk e bëmë sepse avokati më tha që nëse do vrasësh hajdutët edhe pse janë duke të grabitur do të dënohesh me 7 vite burg”, tha biznesmeni Nikollaq Neranxi.

Ai ka treguar se kishte një skuadër të gatshme për ndërhyrje në ambientet e pasme të kompanisë së tij Neranxi por kishte vendosur që të mos ndërhynte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat