“Të shtyhet ligji i ri i TVSH-së”

Shqipëria

“Të shtyhet ligji i ri i TVSH-së”

Më: 2 shkurt 2015 Në ora: 00:22

Në fillimin të këtij viti, kanë hyrë në fuqi disa ligje të rëndësishme për sipërmarrjet.

Por, udhëzimet për t’i aplikuar ato, mungojnë, duke krijuar një amulli mes sipërmarrjeve.

Në mungesë të zgjedhjes, shumë sipërmarrës druhen se do të përballen me penalizime.

Dhoma Amerikane e Tregtisë, pengesat më të mëdha po i has me ligjin e ri për Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.

Në fakt, udhëzimet për ligjin e TVSH-së duhej të ishin miratuar deri në mesin e dhjetorit të vitit të kaluar.

Ndaj në kushtet e vonesës, presidenti i Dhomës Amerikane Mark Crawford, kërkon që të shtyhet afati i aplikimit të ligjit të ri.

Që kushtet të jenë të mira për biznes, parësore për sipërmarrësit amerikanë është stabiliteti i vendit.

Ndërsa, taksat më të uleta do të na bënin me konkurrues në rajon.

Prej janarit, individë e sipërmarrës përballën me rritje 50 % të tatimit mbi të ardhurat, dhe fitimet.

Ndërsa mungesa e dhjetëra udhëzimeve, po vështirëson respektimin e ligjeve të reja të rëndësishme, si ai për TVSH-në, të ardhurat personale e Kodin Doganor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat