Ndërhyrje në Kishën e Shën Shtjefnit në Lezhë

Shqipëria

Ndërhyrje në Kishën e Shën Shtjefnit në Lezhë

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 12:10

Unike në llojin e saj, por nuk ka marrë vëmendjen e duhur gjatë 24-vitëve të fundit.
Kisha e Shën Shtjefnit në Blinisht të Lezhës qe i perket shekullit te 12 është monument kulture që mbrohet nga shtetit, por që sot ka këtë pamje.
Muret janë shembur, ndërsa gjatë vitëve të fundit është gërmuar në mënyrë pirateske qe e kane derguar kete monument kulture drejt rrënimit të plotë.
Përshkak të kësaj rëndësie, zyra e kultures kombëtare në Lezhë ka kthyer vëmendjen tek kjo kishë e cila ishtë lënë në harresë prej vitësh.
Fillimisht ka nisur pastrimi nga vegjetacionet, ndërsa pretendohet se do të ndërhyhet shumë shpejt për të shmangur shembjen e plotë të saj.
Kisha e Shën Shtjefnit është e vetmja Kishe katolike e stilit arkitektonik romanik-gotik ne vendin tone qe eshte akoma ne kembe, Ndërsa ka të konservuar te gjithe elementet & materialin origjinal me te cilin ka qene e ndertuar perpara 723-vitesh nga arkitektet & mjeshtrat me te mire te ardhur nga Franca.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat