Tiranë, qendër formimi profesionale Nikolla: Rritje cilësisë në universitete

Shqipëria

Tiranë, qendër formimi profesionale Nikolla: Rritje cilësisë në universitete

Më: 30 janar 2015 Në ora: 22:19

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla ishte sot, e pranishme në Universitetin Bujqësor në Kamëz, në fillimin e punimeve të Qendrës së Arsimit dhe Formimit Profesional.

Gjatë fjalës së saj përshëndetëse, Ministrja Nikolla tha se një prej objektivave të rëndësishëm është koordinimi i projekteve për rritjen e cilësisë në universitetet shqiptarë me reformën në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor.

“Ky projekt shumë shpejt do të jap rezultatet e tij në cilësinë e re të formimit të specialistëve. Prioritet i arsimit të lartë është përqasja e cilësisë së profesionistëve me atë që kërkon tregu i punës. Ju garantoj edhe një herë mbështetjen e MAS dhe të qeverisë shqiptare për projekte të tilla të cilat shënjojnë një cilësi të re të diplomave dhe krijojnë një standard të ri për arsimin e lartë në vend, sepse arsimi është politika më e mirë ekonomike e zhvillimit të vendit”, tha Lindita Nikolla.

Gjatë këtij takimi, UBT dhe Albanian Agriculture Competitiveness - Lushnja nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit në ndihmë të zhvillimit të sektorit bujqësor shqiptar.

Qendra e Arsimit dhe Formimit Profesional do të ketë në përbërje një sallë të madhe për konferenca shkencore, salla trajnimi dhe dy laboratorë veterinarë të pajisur me aparatet më moderne që do të mbulojnë dy nga problemet më të rëndësishme të veterinarisë në Shqipëri, laboratori i sigurisë ushqimore, laboratori i mbrojtjes së shëndetit të kafshëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat