Vjedhja e Bankës, Ramohitaj kërkon gjykim të shkurtuar

Shqipëria

Vjedhja e Bankës, Ramohitaj kërkon gjykim të shkurtuar

Më: 29 janar 2015 Në ora: 10:03

U zhvillua dje seanca gjyqësore në ngarkim të pesë të akuzuarve për shpërdorim detyre, të cilësuar si përgjegjës për shkaktimin e vjedhjes së Bankës së Shqipërisë.

Të pandehurit në këtë proces, janë Elivar Golemi, Petrit Ramohitaj, Ilir Dedja, Emiliano Lamçe, dhe Mehdi Molla, të hetuar në masat e sigurisë nga detyrimi me paraqitje, arrest me burg, apo arrest shtëpie.

Gjatë kësaj seance, mbrojtja e të pandehurit Pt kërkoi nga gjykata, që çështja në ngarkim të klientit të tij të vijonte me gjykim të shkurtuar.

Nga ana tjetër prokuroria e përfaqësuar në këtë seancë nga prokurorët Ndini Tavani dhe Antoneta Prendi, kanë kërkuar që pas kësaj kërkese çështja e të pandehurit Petrit Ramohitaj të gjykohet e ndarë nga 4 të pandehurit e tjerë.

Gjykata ka pranuar kërkesën e mbrojtjes së Ramohitajt për procedimin me gjykim të shkurtuar, gjithashtu dhe kërkesën e prokurorisë për të gjykuar të ndara çështjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat