Veliaj: Prioritet me rëndësi, punësimi i personave me aftësi të kufizuar

Shqipëria

Veliaj: Prioritet me rëndësi, punësimi i personave me aftësi të kufizuar

Më: 28 janar 2015 Në ora: 13:12

Minisri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj në takimin e organizuar sot për punësimin e personave me aftësi të kufizuar, nënvizoi rëndësinë dhe prioritetin që duhet dhënë për të rinjtë dhe personat me aftësi të kufizuar.

Veliaj u shpreh se “së shpejti do të fusim konceptin e financimit të atyre që kërkojnë punë dhe që janë persona me aftësi të kufizuar”.

Ministri u bëri thirrje, biznesmenëve të cilët janë të emancipuar për të hapë biznese dhe për të punësuar personat me aftësi të kufizuar duke nënvizuar mbështjeten që qeveria jep ndaj këtyre subjekteve.

Ndërkaq, Veliaj tha se “në ditët e para kur erdhëm në pushtet, dosja e paraë në tavolinën e minisrit ishte që kishin mbaruar paratë. Në shtator ne nuk kishim asnjë qindarkë për personat me aftësi të kufizuar dhe për personat me ndihmë ekonomike. Dhe u detyruam që në kohë record të mblidhnim kudo që kishte para të pashpenzuara dhe më një vendim të këshillit të ministrave ne kaluam një akt normative që të paktën të siguronin vitin e ri, dhjetorin e 2013’.

Duke u ndalur tek aksioni i OSHEE Veliaj nënvizoi se “93 % e pensionistëve dhe personave me aftë të kufizuar janë qytetarët më të dënjë dhe më të ndershëm, duke paguar çdo faturë të energjisë elektrike pavarsisht se statistikisht janë qytetarët me të ardhurat më të uleta në vend’. Për ministrin Veliaj, gjithpërfshirja e personave me aftësi të kufizuar është sfida tjetër e qeverisë shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat