Vjedhja e BSH, Golemi nesër për herë të parë para Gjykatës

Shqipëria

Vjedhja e BSH, Golemi nesër për herë të parë para Gjykatës

Më: 27 janar 2015 Në ora: 22:33

Ish-inspektorja e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi si dhe 4 ish zyrtarë të tjerë (Emiljano Lamce , Ilir Dedja , Mehdi Molla , Petrit Ramohitaj) do të dalin nesër për herë të para para Gjykatës së Tiranës, pas vjedhjes së 713 milionë lekëve nga institucioni më i lartë financiar në vend.
Golemi, Lamce, Dedja, Molla, Ramohitaj akuzohen për “shpërdorim detyre” në lidhje me skandalin e BSH-së, ndërsa prokuroria ka mbyllur hetimet. Procesi gjyqësorë për këta ish-zyrtarë do të jetë i zakonshëm, ndërsa më herët Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar të 10 ish-nëpunësve të Departamentit të Emisionit, nën akuzë edhe këta për shpërdorim detyre.
Petrit Çomo është gjyqtari që do të gjykojë ishinspektoren e Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë dhe 4 ish zyrtarët e tjerë. Prokuroria e Tiranës thotë se i ka dhënë përgjigje enigmës më të madhe të kësaj cështjeje, se ku kanë shkuar 713 milionë lekët e vjedhura në Bankën e Shqipërisë.

Në bazë të provave të administruara, burime të Prokurorisë thonë se kjo shumë e konsiderueshme është shpenzuar në Shqipëri dhe përkatësisht nga lojërat e fatit nga i pandehuri Ardian Bitraj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat