Berisha LIVE: Tsipras dhe Rama kushërinj, si vëllezër siamez

Shqipëria

Berisha LIVE: Tsipras dhe Rama kushërinj, si vëllezër siamez

Më: 27 janar 2015 Në ora: 22:27

Të ftuar për t’i drejtuar pyetjet, z. Berisha, përveç Vasilit, janë edhe kryeredaktorja e “News 24′′, Anila Jole dhe Kryeredaktori i “Gazetës Shqiptare”, Erl Murati.

Stina e protestave opozitare, qeverisja “Rama”, problemet e rendit, ekonomia, shëndetësia, arsimi dhe në veçanti, zgjedhjet lokale të 2015-ës, këto janë çështjet kryesore të cilat diskutohen në emision.

Z.Berisha, e nisim me zhvillimet e fundit në rajon. Si e konsideroni fitoren e Tsipras në Greqi?

Në Greqi, të dielën e kaluar, ndodhi një 23 Qershor i Shqipërisë. Grekët, të stërmunduar nga një krizë “lubi”, kërkuan të provojnë një opsion tjetër, opzionin e Tsipras, që me karizmën e tij e sheqeros me premtime të marra nga kushëriri i tij Edi Rama. Njerëzit në vështirësi, kanë prirjen të besojnë. Shqipëria nuk pati vështirësi, por qe faktori emigracion që pakësoi ndihmën e etj.

Por, janë të krahasueshëm dhe të pakrahasueshëm këta. Të krahasueshëm, sepse kanë një origjinë të pastër. Tsipras është produkt i rinisë komuniste greke, mbështetur nga një maniak i pasur grek i rajonit. Rama vjen nga blloku komunist. Pse unë i bëj këto krahasime? Sepse vetëm ata u marrin votën qytetarëve. Ata ngjajnë për nga premtimet dhe programi.

Në rrafshin europian, unë e konsideroj si një zhvillim politik. Pasardhësit e dy dyerve të mëdha greke kishin një mentalitet të prapambetur në lidhje me shqiptarët. Nuk ka pasur më antishqiptar se Xhorxh Papandreu që në dukje ishte një “nice man”. Tsipras nuk e ka këtë.

Po Karamalis?

Jo, Karamalis nuk kishte profiling e këtyre. Atë e kam pasur mik. Por në tërësi, pasardhësit e dyerve të vjetër të pushtetit kishin një ngarkesë jopozitive ndaj shqiptarëve.

Z. Berisha, po ai nuk i ka mbështetur sulmet e NATO-s në Kosovë?

Po ai është komunist, është anti-NATO. Por unë mendoj se do të pastrojë hijet që kanë ekzistuar ndërmjet nesh. Edhe pala shqipare duhet të bëjë pjesën e vet.

Po për marrëveshjen e detit, çfarë mund të thuhet?

Metoda e proporcionalitetit, siç e tha edhe Venizelos, janë zgjidhur, me përjashtim të rasteve të këtushme, Kur gjykata e rrëzoi, unë, autoriteteve greke, me të cilat kam pasur një diskutim të sinqertë dhe të hapur, u thashë se vendimi i gjykatës është i prerë dhe as më shkon në mendje ta vë në diskutim. Le ta çojnë në Gjykatën e Detrave. E vërteta është se nuk qenë kundër. Kërkuan vetëm që të shkojnë në Hagë, sepse kryetari atje ishte grek. Kurse këta zëvendësuan doktrinën e interesit kombëtar me doktrinën “zero problem”. Dhe shkuan në Hagë. Për çudi ishte Venizelos ai që adoptoi këtë qëndrim. Tani mendoj se do të jetë Tsipras ai që do ta vazhdojë këtë.

Përse nuk mund të marrim atë që na takon nga negociatat për detin?

Duhet të kenë kredenciale të larta këta qeveritarë, që nuk i kanë.

Z.Berisha, mund të na shpjegoni se çfarë është një stinë protestash?

Bandat e sotme janë tre herë më të mëdha se ato që ishin, janë banda që lëvizin mbi mallet e kokainës dhe kanë kapur direct kreun e Qeverisë dhe ministrat. Po marrim rastin e Kostandinit. E lëmë që ekzekutoi të parin dhe e futën Luizën në Parlament, por më pas? Ramën që del me nënën e kriminelit dhe jo me nënat e viktimave. Ka dhe një ngjarje tjetër. Ky ëhstë Enver Basha. Ai pa katër viktima. Ai pa se polici i tha Xhuvanit “Ik, nisu”. Pa se Xhuvani shoqërohej nga një djalë tjetër. Por ky djalë patriot, I del para me motorr dhe I thotë “Ndal aty kriminel, se ke vrarë katër vetë”. Vjen polici aty dhe revolen ia hedhin të birin të Demirit.

Ju po thoni se Kostandinin e kanë ndaluar kalimtarët e rastit?

Masazh nga një pitoni,
Po, e ka ndaluar Enver Basha! Gjithçka unë them këtu ëhstë dhënë nga

Berisha në “News 24′′ përballë 3 gazetarëve: Kostandin Xhuvanin s’e ndaloi policia, por një kalimtar – BalkanWeb.com 1/27/15 9:37 PM

Po, e ka ndaluar Enver Basha! Gjithçka unë them këtu ëhstë dhënë nga TCH e më pas është injoruar. Këtij i premtoi flori ai, jo policit. Kontrolloni arkivën. Dhe armën ia hodhi Demirit. Po më pas, pronari i lokalit vrau veten. Basha donte të denonconte tek Didi, por s’e pranonin.

Cili është qëllimi, sipas jush?

Shikoni kronikën e parë të TCH. Nëse Enver Basha do të merrej dëshmitar, do të dilte që policia I tha ik, Kostandin Xhuvanit. Do të dilte që nuk e çuan në ambulancë djalin e Demirit, por I hodhën revolen dhe e lanë të vdiste, që të thoshin se e vrau ky. Përpjekjet u bënë të tmerrshme.

Ju e konsideroni se edhe prokuroria është e përfshirë?

Nuk kam asnjë të dhënë siç kam për policinë. Se kjo e policisë është e filmuar.

A keni më shumë informacion nga Enver Basha?

Të gjitha këto janë nga familjarët, por djali ka ikur klandestin. Se djali q ëtë bënte gjithë këto deponime, duhet të kishte një farë mbrojtje.

Z.Berisha, a janë të vërteta të gjitha këto? Se për shembull ishte rasti i makinave të Ermal Hoxhës, që u përgënjeshtrua.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat