Agron Duka i gatshëm të garojë: Durrësi ynë meriton më shumë

Shqipëria

Agron Duka i gatshëm të garojë: Durrësi ynë meriton më shumë

Më: 26 janar 2015 Në ora: 21:30

Me garancinë se është në gjendje të unifikojë të djathtën në Durrës, por dhe me angazhimin se do të përmbushë të gjitha pritshmëritë e elektoratit durrasak pa dallim ngjyrash politike, Agron Duka ka vlerësuar besimin që kreu i Partisë Republikane i ka dhënë atij, duke e propozuar si kandidat për Bashkinë e Durrësit.
Në një reagim në faqen e tij zyrtare në fb, pas deklaratës së Fatmir Mediut, Duka thotë se është i prekur nga besimi që njerëzit kanë shprehur ndaj tij.
“Dua ti përgjigjem interesimit të madh të bashkqytetarëve të mi, miqve e dashamirësve, njerëzve të mediave ne lidhje me deklaraten e Kryetarit të Partisë Republikane z. Fatmir Mediu ku tha se “kandidatura e z. Agron Duka për Bashkinë e Durrësit është një kandidaturë që përfaqëson vlerat më të mira qytetare të Durrësit dhe padyshim zgjedhja e tij si kryetar do ta orientonte Durresin drejt vlerave Europiane dhe një raporti të drejtë me çdo qytetar, qofshin këta të djathtë, të majtë apo pa parti. Ky propozim i PR në çdo rast do të diskutohet me përfaqësuesit e Partisë Demokratike”.
Ky lajm më bën të ndjehem i prekur nga besimi që njerëzit kanë shprehur ndaj meje dhe të përgjegjshëm për sfidat me të cilat duhet të perballem. Të jeni të bindur që jam i gatshëm të unifikoj të gjithë të djathtën për të bërë ate që çdo i djathtë e i majtë i qytetit tim pret. Të bashkoj të gjithë për të mirën e qytetit tim”.
E nëse kandidatura e tij nuk do të marrë ok e Partisë Demokratike, Duka shprehet:
“Por në çdo rast edhe në qoftë se figura ime nuk do të gjej konsesusin e të djathtës, unë do të jem në shërbim të ndryshimit dhe të cilitdo që do të marrë përsipër ta bëjë këte ndryshim.Durrësi ynë meriton më shumë!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat