Urimi i Krishtlindjes- Basha: Shkodra, margaritari i bashkëjetesës fetare

Shqipëria

Urimi i Krishtlindjes- Basha: Shkodra, margaritari i bashkëjetesës fetare

Më: 25 dhjetor 2014 Në ora: 16:04

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zgjedhur sot Shkodrën për të uruar Krishtlindjen për të gjithë shqiptarët, duke e vleresuar qytetin verior margaritar të bashkëjetesës fetare.

“Nga margaritari i respektit dhe i bashkëjetesës fetare për Shqipërinë, Ballkanin, Europën dhe mbarë botën, nga zonja Shkodër dua të uroj të gjithë besimtarëve të krishterë dhe të gjithë besimtarëve të Zotit, të gjithë shqiptarëve; Gëzuar Krishtlindjen, festën e shpresës, dashurisë e të besimt. I vetëdijshëm se kjo festë e madhe i gjen shumë shqiptarë dhe familjet e tyre, ndonëse në ditë feste jo në kushte feste, uroj nga zemra që shpresa që buron nga simbolika e ditës së sotme, të na frymëzojë e të na bëjë optimistë për një të nesërme më të mirë. Gezuar! ”, thekson Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat