Tahiri dhe Hoffman në Vlorë: Shqipëria nuk rrezikon regjimin e vizave

Shqipëria

Tahiri dhe Hoffman në Vlorë: Shqipëria nuk rrezikon regjimin e vizave

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 15:59

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri dhe Ambasadori gjerman në Tiranë, Helmut Hoffman, vizituan sot pikën kufitare të portit të Vlorës, pas tentativave të qindra qytetarëve për të udhëtuar drejt Gjermanisë me qëllim përfitimin e azilit ekonomik.

“Shqipëria nuk rrezikon regjimin e vizave”, theksoi Tahiri në një prononcim për mediat duke hedhur poshtë aludimet e opozitës. “Lëvizja e lirë e qytetarëve shqiptarë është pasuria jonë më e madhe dhe ne duhet ta mbrojmë këtë me çdo kusht. Prandaj ne duhet të ndalojmë azilkërkuesit e paligjshëm, duke denoncuar fenomene të tilla si ajo që u shfaq dje në Vlorë”, theksoi Tahiri.

“Erdhëm këtu në portin e Vlorës pas asaj që ndodhi dje, ku qytetarë të mashtruar, me idenë se mund të shkonin në Gjermani apo në vende të tjera të Bashkimit Europian për të kërkuar azil, krijuan një situatë jo pak problematike”, tha Tahiri.

Ai ritheksoi faktin se ansjë shqiptar nuk mund të kërkojë azil në vendet e BE-së, pasi Shqipëria tashmë plotëson të gjitha kushtet e një vendi të sigurtë, ku respektohen liritë dhe të drejtat themelorë të njeriut

“Unë jam këtu për t’i bërë të ditur çdo qytetari shqiptar që është absolutisht e pamundur të marrësh përsipër të bësh një udhëtim në vendet e Bashkimit Europian, për të kërkuar azil dhe në këtë mënyrë, për t’i dhënë një zgjidhje problemeve ekonomike apo problemeve të tjera. Policia, shtoi Tahiri, po zhvillon hetime të plota, të cilat nuk janë të përqendruara vetëm në Vlorë, por në disa qarqe të vendit. Deri tani janë 5 qytetarë të arrestuar, ndërkohë që hetimet vazhdojnë”.
Ministri Tahiri në fjalën e tij kërkoi edhe bashkëpunimin e qytetarëve për të denoncuar mashtrime të tilla, pasi cilido person që kërkojë të përfitoj para duke i krijuar iluzione qytetarëve duhet të përballet me drejtësinë.

Vizita e Ministrit Tahiri në Vlorë vjenë pas arrestimit të 5-së personave, pronarit të një Agjencia Udhëtimi dhe 4 bashkëpunëtorëve të tij, të cilët dyshohet se përmes një skeme mashtrimi i “dhuronin” klientëve të tyre shpresën se falë udhëtimit përmes kësaj agjencia mund merrnin dhe azil në Gjermani. Fakt ky aspak i vërtet dhe që solli zhgënjmin e gati 300 personave që mëngjesin e të enjtes mbanin në dorën biletën e shpresës të blerë nga kjo agjenci, që në rrugë ujore do ti shoqëronte ata drejt Italisë dhe më tej në Gjermani, ku dhe do të ishte stacioni i fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat