"Përfundoi braktisja 20-vjeçare e Selenicës"

Shqipëria

"Përfundoi braktisja 20-vjeçare e Selenicës"

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 15:39

Gjatë vizitës në qytetn bregdetar, kryeministri Edi Rama u ndal në qendër të Selenicës, për të inauguruar punimet atje.

Kreu i qeverisë shqiptare deklaroi se me këto punime është vetëm fillimi, pasi braktisja 20-vjeçare për këtë zonë ka mbaruar.

Rama bëri të ditur se së shpejti do të rikonstrukturohet edhe rruga që lidh Selenicën me Vlorën, por do të plotësohen edhe nevojat për çerdhe, kopshte dhe do të ketë përmirësim të shkollave e shërbimit spitalor.

“Kjo është puna e parë për transferimin e qendrës, është një hap i mirë për të treguar se braktisja 20-vjeçare, ka mbaruar dhe se ky është fillimi. Edhe rruga hyrëse do jetë si qendra, pastaj dhe do ndërhyjmë në rrugën që lidh Selenicën me Vlorën”, tha Rama.

Kryeministri u ndal edhe të aksioni për vjedhjen e energjisë, duke theksuar se beteja do të vazhdojë, dhe se nuk mund të vjedhim më vetveten.

“Në energji do kemi dyfish të investimeve. Po vjedhim vetveten, beteja do të vazhdojë, se është betejë për të gjithë. Sa të jem në këtë detyrë do jem me ju dhe për ju”, u shpreh Rama, i cli shoqërohej nga kryetari Bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat