Peleshi shpërndan 1000 medalje për veteranët

Shqipëria

Peleshi shpërndan 1000 medalje për veteranët

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 16:00

Ministria e Mbrojtjes organizoi sot një ceremoni me rastin e 70-vjetorit të çlirimit të vendit.

I pranishëm në ceremoni ishte zëvendëskryeministri Niko Peleshi, i cili shpërndau medalje për qytetarët që kanë dhënë kontributin e tyre në çlirimin e vendit.

Peleshi deklaroi gjatë ceremonisë së këto medalje janë shprehje e mirënjohjes, po aq sa reflektim i detyrimit për të nderuar çdokënd që denjësisht i ka shërbyer atdheut të tij.

“Nderojmë sot ata qytetarë të denjë të këtij vendi, efektivë dhe jo efektivë, të Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura, pasi vepra e tyre ka kaluar pa bujë dhe me gjasë është e panjohur për publikun e gjerë, por jo pak e denjë për respektin dhe mirënjohjen tonë. Ne si shoqëri kemi detyrimin të njohim dhe nderojmë çdo individ i cili me punën dhe sakrificën e tij, apo të saj i shërben kësaj shoqëri. Ndaj këto medalje janë shprehje e mirënjohjes, po aq sa reflektim i detyrimit që kemi që të nderojmë çdokënd që denjësisht i ka shërbyer atdheut të tij, duke kapërcyer sfidat të vështira dhe duke u kthyer në një shembull për të gjithë ne”, tha Peleshi.

Zëvendëskryeministri deklaroi se vendi ka nevojë për mund dhe përpjekjen e gjithsecilit për realizimin e sfidave të kohës, “ashtu siç dhatë në luftën për çlirimin e vendit, ashtu dhe në përpjekjen e përbashkët për integrimin evropian”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat