Spiropali: Do shmanget kontakti mes doganës dhe biznesit

Shqipëria

Spiropali: Do shmanget kontakti mes doganës dhe biznesit

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 17:20

Drejtoresha e Doganave Elisa Spiropali prezantoi sot Procedurat e Thjeshtuara, që janë gur themeli në ndryshimin radikal të marrëdhënieve mes doganës dhe biznesit.

Spiropali deklaroi se këto procedura e shmangin kontaktin fizik mes doganierëve dhe bizneseve, duke ulur ndjeshëm kohën dhe kostot e biznesit. Ja cilat janë këto procedura:

- Procedurat e thjeshtuara mundësojnë mbërritjen e mallrave direkt në ambientet e Operatorit Ekonomik pa pasur nevojë të kryejë formalitetet në një dogane të brendshme dhe çlirimin e tyre po në këto ambiente. Kryerjen e gjithë procedurës së eksportit të mallrave po nga ambientet e Operatorit Ekonomik.

- Sikundër do të mund të konstatohet lehtësisht, koha për kryerjen e formaliteteve doganore do të ulet në mënyrë të konsiderueshme, dhe gjithçka do të jetë në dorën e operatorit për të përshpejtuar procesin.

- Kostot e magazinimit reduktohen në 0 pasi operatori shfrytëzon logjistikën e tij gjatë procesit.

- Kostot e transportit reduktohen ndjeshëm, pasi mallrat nuk ka nevojë të presin në mjetin e transportit për të kryer formalitetet doganore.

- Kontakti me doganën në pjesën më të madhe të rasteve do të jetë vetëm elektronik përmes shkëmbimit të mesazheve elektronike, çfarë rrit thelbësisht transparencën, ul burokracinë duke zvogëluar njëkohësisht mundësinë e shfaqjes së elementeve korruptive.

- Kristalizon një marrëdhënie shumë më të përgjegjshme mes doganës dhe Operatorit Ekonomik.

- Do të mundësohet një formë e re deklarimi e shkurtuar dhe periodike, e cila mundëson kosto më të ulët për operatorin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat