Bisedimet bërthamore përfundojnë në qershor të 2015-ës

Shqipëria

Bisedimet bërthamore përfundojnë në qershor të 2015-ës

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 16:23

Sekretari i shtetit britanik për Punët e Jashtme, Philip Hammond, tha se bisedimet mes gjashtë fuqive të mëdha për programin bërthamor të Iranit do të vazhdojnë deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Kjo konfirmon raportet e mëparshme se negociatat që po zhvillohen aktualisht nuk do të prodhojnë një rezultat pozitiv deri më 24 nëntor, kur pritet të mbyllet ky raund për këtë vit.

Sot skadon afati i fundit i arritjes së një marrëveshjeje dhe diplomatët po intensifikojnë përpjekjet për finalizimin e bisedimeve me një ujdi.

Humond tha se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për shumë pikë, megjithatë sipas tij kjo nuk mjafton për një marrëveshje.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha gjithashtu se palët kanë bërë përparime të konsiderueshme, por shtoi se është ende shumë larg për një marrëveshje përfundimtare.

Sipas Lavrovit marrëveshja e Gjenevës mbetet ende, ndërsa parimet themelore të marrëveshjes së re mes tyre do të arrihen brenda 3 ose 4 muajsh.

Palët nuk kanë bërë një agjendë për vendin se ku do të zhvillohet raundi i ri i bisedimeve vitin e ardhshëm.

Ministrat e Jashtëm të Francës, SHBA-së, Britanisë së Madhe, BE-së, Gjermanisë dhe Kinës janë takuar sot në Vjenë për të bërë përpjekjet e fundit rreth një marrëveshje të mundshme që do të kufizonte programin bërthamor të Iranit.

Bisedimet, që kanë më shumë se një vit që kanë nisur, kanë si synim që të kufizojnë ambiciet bërthamore të Iranit, kapacitetet e tij të pasurimit me uranium dhe heqjen e sanksioneve të vendosura në vitin 2012 nga 6 fuqitë si një tentativë kufizimi, por që nuk dha efektet e pritshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat