Protesta, Rama: Nuk ka zhvillim pa mund

Shqipëria

Protesta, Rama: Nuk ka zhvillim pa mund

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 15:46

Për protestën e opozitës, kryeministri Edi Rama zgjodhi të reagonte përmes faqes së tij zyrtare në “Twitter”. Kryeministri Rama thirrjeve të kryetarit të opozitës Basha i përgjigjet se, për mirëqenien e tyre qytetarët duhet të jetojnë sipas rregullave e ligjeve.

“Që të kemi më shumë punësim e mirëqenie, duhet mos të vjedhim dritat, mos të zaptojmë hapësirat publike, mos të gënjejmë veten që ka zhvillim pa mund!”, reagon kryeministri Rama në “Twitter”.

Në të njëjtën orë me manifestimin, kreu i qeverisë po mbante një fjalim për hapjen e bunkerit të Enver Hoxhës, për të cilën shkruan se nuk do ndalet së larguari nga vendi shpifjet politike.

“Asgjë e askush s’do na ndalë në nxjerrjen e Shqipërisë nga llumi i gënjeshtrave, shpifjeve, iluzioneve, hajdutërisë dhe maskarallëkut politik!”, shkruan Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat