Djegia e kamionit në Francë, e motra: Ja si u largua Erinda (Video)

Shqipëria

Djegia e kamionit në Francë, e motra: Ja si u largua Erinda (Video)

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 18:40

​Familja Kaçorri në Rrëshen ndodhet në vaj dhe në zi sot. Pas lajmit të dhënë për djegien e kamionit, të afërm të vajzës që flitet së ndërroi jetë bashkë me të afërmin e saj, janë nisur drejt Francës për të bërë verifikimet e nevojshme.

Në një intervistë për “A1 Report”, e motra e Erinda Kaçorrit, Blerta tregon se 25-vjeçarja ishte nisur një javë më parë drejt Belgjikës, ku synim kishte mbërritjen në Angli tek i fejuari i saj.

E motra shton se, Erinda Kaçorrit i ishte refuzuar dy herë pasaporta, ndërsa lajmin për ngjarjen tragjike e kanë marrë nga i fejuari në Angli.

"Është nisur nga Belgjika për të shkuar në Angli, ne kemi humbur kontaktet. Nga Shqipëria është nisur të premten një javë më parë, në orën 09:00 të mëngjesit. Ka ndenjur në Belgjikë dhe ka pasur për t’u nisur parmbrëmë, të mërkurën në darkë. Që atëherë ne s’kemi asnjë kontakt. Është nisur me një kushëri të fejuarit të vet. Janë që të dy bashkë. Kemi marrë vesh që është djegur kamioni, nuk kemi as edhe një kontakt. Sa më shpejt të bëhet verifikimi i trupave, se nuk dimë asgjë", tha e motra e Erinda Kaçorrit për "A1 Report".

Familjarët e Erinda Kaçorrit apelojnë instancat shtetërore të ndërhyjnë në shtetin francez, për të mundësuar identifikimin e trupave të pajetë, që u gjetën të djegur në kamion. Gjithashtu ato i bëjnë thirrje shtetit t’i ndihmojë me procedurat doganore, teksa ende shpresojnë që të ketë ndonjë ngatërresë.

Mediet franceze nuk kanë publikuar ende identitetin e dy viktimave, ndërkohë që pritet të dalin rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për të zbuluar edhe shkaqet e kësaj tragjedie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat